Paketa Premium

Mbështetur në eksperiencën tonë dhe bazuar në kërkesat e klientëve premium, ne kombinuam disa nga produktet dhe shërbimet më të mira bankare në Paketën Premium. Kjo paketë paraqet shërbimin më unik bankar në Shqipëri, i cili konsiston në një set shërbimesh dhe benifitesh. Çfarë përfshihen më konkretisht në këtë paketë?

Llogaria juaj rrjedhëse pa pagese ju jep mundësinë të depozitoni dhe të tërhiqni në çdo moment nga llogaria juaj në monedha të ndryshme ALL, EUR, USD, GBP dhe gjithashtu:

  • Të keni të depozituar në llogari çdo lloj të ardhure nga: paga, qiraja, bonuse, transferta etj.  
  • Të paguani faturat tuaja të energjisë, telefonit etj.  
  • Të bëni pagesa periodike mujore në llogarinë tuaj të pensionit, në depozitën e fëmijës tuaj ose në një plan kursimesh.

Transferime parash në të gjithe globin me shpejtësinë maksimale! Ju mund të kryeni transferta parash kombëtare dhe ndërkombëtare në të gjithë globin me siguri dhe shpejtesi maksimale duke berë të mundur e përfituar:  

  • Transferime parash në favor të palëve të treta brenda dhe jashtë vendit.  
  • Ulje në përqindje për çdo tranfertë jashtë vendit.  
  • Pagesa faturash dhe Shërbime Utilitare (energji elektrike, telefon, etj).  
  • Pagesa të tjera.  
  • Normë preferenciale për çdo konvertim në valutë të huaj.

Akses i plotë në llogarinë tuaj në 24 orë në ditë, në 7 ditë në javë , në të gjithë globin!  

Nëpërmjet kartës së debitit (VISA Electron) gold dhe kartës së kreditit me shlyerje të pjesshme mujore (Master Card), ju mundësojmë përdorim të llogarisë tuaj në çdo kohë, brënda dhe jashtë vendit për të kryer me lehtësi dhe siguri pagesa të ndryshme.

Ju mund të tërhiqni para nga llogaria juaj në çdo bankomat Raiffeisen Bank në Shqipëri sindhe bankomate të bankave të tjera që ndodhen në vëndin tonë. Këtë shërbim për nevojat tuaja personale mund t’a kryeni edhe në rreth 1 million bankomate me logo VISA Electron në të gjithë botën. Ju mund të përdorni kartën tuaj në shumë njësi tregtare në botë ku shihni logon  e VISA Electron dhe Master Card si dhe mund të bëni blerje on-line të produkteve dhe  
shërbimeve nëpërmjet internetit.

Ju mund të paraqiteni dhe të merrni shërbimin që kërkoni në çdo degë te Raiffeisen Bank.

Ky është shërbimi që ju siguron akses në llogaritë tuaja 24 orë/7 ditë të javës dhe ju mundëson kryerjen e transaksioneve bankare në çdo kohë duke përdorur bankën elektronike – Raiffeisen ON. Ajo që ju nevojitet për të përdorur këtë shërbim është një kompjuter me akses në internet dhe/ose një telefon celeluar, pasi të jeni regjistruar si klient premium i Raiffeisen Bank. Për më shumë informacion Klikoni Ketu

Ju nuk duhet të shqetësoheni më për sendet e juaja me vlerë dhe dokumentat e rëndesishme!  

Për t’i ruajtuar ato në një vend të sigurtë, jashtë shtëpisë apo zyrës tuaj, mund të përdorni kasafortën e sigurisë, një shërbim që ofrohet vetëm për ju. Kasaforta e sigurisë është një kuti metalike, e vendosur në një dhomë sigurie të lartë brënda në bankë. Dhoma e sigurisë së lartë, është e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm për t’ju mundësuar një shërbim tepër komod.  

Punonjesit e bankës do t’ju shërbejnë gjate hyrjes dhe daljes tuaj në ambjentet e kasafortave. Në këtë mënyrë, ju mund të aksesoni kasafortën tuaj në konfidencialitet dhe siguri të plotë.  

Kasafortat e sigurisë janë vendosur vetëm në degën “Rruga e Kavajes”, Raiffeisen Bank, Tiranë. Për klientët Premium me paketë kasafortat e sigurisë ofrohen me ulje çmimi.