Produktet Premium

Produktet Premium janë krijuar për kursime dhe investime për të ndërtuar pasurinë tuaj.

Raiffeisen Prestige është një fond investimi në lekë, i pari i këtij lloji në vendin tonë, i cili ju ofron juve, mundesi të re investimi krahasuar me produktet e tjera bankare dhe kthim të kënaqshëm nga investimi i kursimeve tuaja, edhe në vlera të vogla.

Ju mund të tërhiqni në çdo kohë paratë tuaja, duke përfituar interes për çdo ditë të anëtarësimit në fond. Fondi Raiffeisen i Investimit në Euro ju ofron juve të njëjtat avantazhe të likuiditetit dhe fleksibilitit si Raiffeisen Prestige, me dallimin e vetëm se është një fond investimi në monedhën euro.

Ju jep mundësinë për të patur një perfitim të mirë nga kursime të vogla por të rregullta. Këto kursime në skemën private të pensionit janë të trashëgueshme dhe të transferueshme. Skema e pensioneve vullnetare është një pension suplementar që ju merrni krahas pensionit shtetëror.

Depozitat e kursimit ju ofrojnë përfitim maksimal, fleksibilitet dhe siguri në administrimin e kursimeve tuaja! Nëse ju nuk preferoni t’i përdorni kursimet tuaja për një afat të caktuar, atëherë mund të zgjidhni depozitën me afat, zgjedhja që ju ofron përfitim maksimal.

Ju mund të tërhiqni në euro nga llogaria juaja në lekë në bankomatet Raiffeisen Bank pa qënë e nevojshme që ju të kryeni një këmbim valutor. Këto bankomate janë pozicionuar në vendet më të frekuentuara nga ju, për të lehtësuar veprimet tuaja dhe për të kursyer kohën tuaj. Për vendodhjen e bankomatit më afër jush, ju mund të informoheni nëpërmjet një telefonate që mund t’i kryeni Menaxherit tuaj të Dedikuar Financiar. 

Ju mund të terhiqni para në euro nga llogaria juaj rrjedhëse në lekë me kursin ditor të bankës, në limitin më të lartë të mundshëm, që është vendosur për të plotësuar kërkesat tuaja në mënyrën më të përshtatshme.

Plotësoni të gjitha nevojat e dëshirat tuaja me kreditë Premium në Raiffeisen Bank!  
Ju përfitoni kredi me kushte preferenciale, si dhe lehtësi dhe shpejtësi në proçesin e aplikimit për miratimin e kredisë tuaj. Ju mund të përdorni kredi: 

  • Për të blerë shtëpi në qytetin tuaj ku jetoni, në një qytezë bregdetare apo malore për të kaluar pushimet tuaja.  
  • Për të plotësuar kërkesat personale.  
  • Për të  financuar edukimin e femijëve tuaj në shkollat më të mira brenda dhe jashtë vendit.  
  • Për të blerë një makinë të re.

Klientët Premium mund ta perdorin kredinë për blerje shtëpie për shtëpinë e ëndrrave të tyre.  

Me një kredi të tillë ju mund të financoni deri në 200,000 EUR (ose ekuivalent në valutën Lekë) por dhe më shumë në raste të veçanta. Menaxheri juaj i Dedikuar Premium do ju drejtojë dhe këshillojë në proçesin e aplikimit për kredi. Kjo kredi ju siguron këste të përballueshme mujore dhe norma shumë të mira interesi. Nëse dëshironi të aplikoni tani për “Shtëpinë e ëndrrave tuaja”, mund t'a realizoni duke aplikuar edhe Ketu 

Klientë Premium mund të marrin nje kredi konsumatore me Hipotekë pa një qëllim të përcaktuar mirë. Klientët perfitojnë norma të mira interesi duke përdorur vlerën e shtepisë që ata kanë. Menaxheri i Dedikuar Premium do ju drejtojë dhe këshillojë gjatë procesit dhe do bëjë të mundur një aprovim të shpejtë të kredisë suaj. Për aplikimet Online mund të Klikoni Ketu