Tërheqje në Euro nga bankomatet

Ju mund të tërhiqni në euro nga llogaria juaja në lekë në bankomatet Raiffeisen Bank pa qënë e nevojshme që ju të kryeni një këmbim valutor. Këto bankomate janë pozicionuar në vendet më të frekuentuara nga ju, për të lehtësuar veprimet tuaja dhe për të kursyer kohën tuaj. Për vendodhjen e bankomatit më afër jush, ju mund të informoheni nëpërmjet një telefonate që mund t’i kryeni Menaxherit tuaj të Dedikuar Financiar. 

Ju mund të terhiqni para në euro nga llogaria juaj rrjedhëse në lekë me kursin ditor të bankës, në limitin më të lartë të mundshëm, që është vendosur për të plotësuar kërkesat tuaja në mënyrën më të përshtatshme.